VIDEO/ 20 të arrestuar dhe 3 të plagosur në Glasgow pas 'festimeve të kampionëve' të Rangers

VIDEO/ 20 të arrestuar dhe 3 të plagosur në Glasgow pas 'festimeve të kampionëve' të Rangers

10:45, 16/05/2021

Duhej të ishte një ditë feste, por për fat të keq u kthye në një ditë plot me incidente. Rangers fitoi kampionatin në Skoci dhe tifozët e saj ishin mbledhur në rrugët e Glasgout për të festuar titullin kampion, që vinte pas afro 1 dominimit të Celtic.

Pavarësisht paralajmërimeve kundër tubimeve të mëdha për shkak të koronavirusit, kjo nuk i ka parandaluar tifozët që të ndezin atmosferën në rrugët e qytetit, ku nuk kanë munguar, fishekzjarrët e shumta.

Mediat vendase raportojnë, se një pjesë e tifozëve huliganë janë përleshur me oficerët e policisë, duke i sulmuar këta të fundit me sende të forta. Gjithashtu tifozët u përplasën edhe midis tyre, duke krijuar trazira në rrugë. Nga këto incidente mbeten të plagosur tre policë dhe u arrestuan 20 persona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco