Real Madrid: Ja arsyet e largimit të Zinedine Zidane

Real Madrid: Ja arsyet e largimit të Zinedine Zidane

09:52, 16/05/2021

Përkundrazi, ai e kishte përgatitur me kohë terrenin. Javët e fundit, trajneri francez në disa raste kishte bërë deklarata të interpretuara si mesazhe lamtumire. " Nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Mund të ndodhë gjithçka. Ata mendojnë se unë po largohem sepse marr përgjegjësitë e mia pasi gjërat po ndërlikohen. Nuk është ashtu, po bëj maksimumin. Ka momente kur duhet të qëndrosh dhe të tjera kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve”, tha trajneri francez në një konferencë për shtyp jo më vonë se të shtunën pasdite.

Dje, “Onda Cero” konfirmoi largimin e teknikut 48 vjeçar në fund të sezonit dhe këtë të dielë, është “Marca” ajo që shkon përtej këtij informacioni. Francezi ua bëri të qartë drejtuesve të tij se ai do të mbaronte sezonin dhe më pas do të largohej, gjatë një takimi që pati të shtunën e kaluar, para duelit kundër Sevilla. Tashmë, trajnerit francez i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të udhëhequr “Los Blanco-s”. Gazeta specifikon se është një vendim i menduar me detaje dhe se nuk do të kthehet më pas.

 

Çfarë e ardhme për Zizou?

Zizou mendon se cikli i tij ka mbaruar dhe se është koha të largohet. Ai gjithashtu do të ndihej i lodhur nga i gjithë ambienti mediatik i Madridit. Një vendim që nuk befason shumë njerëz në Spanjë, ku deklaratat e francezit kishin lënë të kuptohej se do të largohej në fund të sezonit.

 

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën ish-numri 5 i Realit. Vit pushimi? Aventurë te Juventus? Skuadër franceze? Sido që të jetë, çdo gjë do të merret vesh me kalimin e kohës. Nga ana tjetër, Florentino Perez duhet të nisë nga puna për të gjetur zëvendësuesin, me Raul Gonzalez si kandidati numër një. Ky vendim mund të ketë pasoja edhe për çështjen Mbappe...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco