Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Legjenda e Argjentinës flet për të ardhmen e Messi-t: Ai duhet të shkojë te PSG ose Bayern Munich

Legjenda e Argjentinës flet për të ardhmen e Messi-t: Ai duhet të shkojë te PSG ose Bayern Munich

09:17, 16/05/2021

Heroi argjentinas i Kupës së Botës 1978, Mario Kempes , dha një intervistë për “Sports Bild” ku foli për të ardhmen e bashkatdhetarit të tij, Lionel Messi: "Messi është luftëtar. Ai ndjehet komod në Barcelonë, por ai e kupton se shanset e fitimit të Ligës së Kampionëve sërish me Barçën janë të pakta.

 

Në rast se Messi paketon valixhe, gjithmonë është folur për dy destinacione të mundshme, Manchester City e Guardiolas dhe PSG-në e mikut të tij Neymar, dy skuadrat më të fuqishme financiarisht në botë. Por Kempes dëshironte të shtonte një ekip të tretë në listë. "Në vitet e fundit Barcelona gjithmonë është eleminuar shumë herët dhe klubi ka shumë vështirësi në ndërtimin e një skuadre fituese. Ai duhet të takohet sërish me Guardiola-n, të shkojë te Paris Saint-Germain ose Bayern. Janë klubet që ose kanë para ose lojtarë për të qenë të suksesshëm. Trajnerët e Bayern mendojnë me kokën e tyre, jo me xhepat e tyre dhe unë kurrë nuk do të paguaja një pagë kaq të lartë për Messin. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco