Del Piero kundër gjyqtarëve pas Juve-Inter:  Të na shpjegojnë çfarë panë

Del Piero kundër gjyqtarëve pas Juve-Inter: Të na shpjegojnë çfarë panë

20:56, 15/05/2021

Tre penallti inekzistente. Ky është mendimi i dhënë nga ish sulmuesi i juventusit, Alessandro Del Piero për Sky Sport pas ndeshjes Juve-Inter në lidhje me vendimet e gjyqtarit të marra nga gjyqtari Calvarese.

Madje ai më shumë kapet te rasti i fundit, i Cuadrados, që i dha fitoren, teksa u shpreh se kolumbiani e kërkoi vetë kontaktin.

“Një prej gjyqtarëve të vijë këtu dhe të na e shpjegojë akordimin e penalltisë. Duhet rishikuar. Të flasim hapur, ajo nuk ishte penallti. Është Cuadrado, ai që e kërkon kontaktin, Perisic nuk bëri asgjë”, tha Del Piero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco