Mediat spanjole: Epoka Zidane ka mbaruar, një legjendë tjetër pritet të rikthehet

Mediat spanjole: Epoka Zidane ka mbaruar, një legjendë tjetër pritet të rikthehet

12:07, 15/05/2021

Fati i Zinedine Zidane te skuadra e  Real Madrid është një nga gjërat që intrigon tifozët dita ditës, gazeta "Marca" trazoi ujërat përsëri këtë duke e bërë fakt të kryer largimin e tij.

Mediat në Spanjë kanë raportuar për ditë me rradhë se strategu francez do të largohet nga "Santiago Bernabeu", pavarësisht nëse ai përfundimisht fiton titullin në Spanjë.

Të njëjtat informacione ofrohen tani nga "Marca", por ai shton se Zidane është i thyer mendërisht dhe fizikisht, dhe se Reali ka një zëvendësim të gatshëm.

Ai pritet të pasohet nga Raul Gonzalez Blanco, një ish sulmues dhe mbajtës rekord i Real Madrid, i cili aktualisht po punon me sukses për Real Madrit B.

Këtë fundjavë, Raul do të përpiqet ta rikthejë ekipin te futbolli profesionist dhe kanë kaluar nëntë vjet që nga vendosja e fundit e Castile në një rang aq të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco