Ferran Torres thyen rekordin e Leo Messit pas het-trikut në Premierligë

Ferran Torres thyen rekordin e Leo Messit pas het-trikut në Premierligë

11:02, 15/05/2021

Torres theu rekordin e Messit dhe tani është lojtari më i ri nën urdhëratë e Guardiolës që shënon het-trik në një ndeshje

Ferran Torres ka shkëlqyer në fitoren 4-3 të Manchester City ndaj Neëcastle United.

Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë het-trikun e parë me fanellën e klubit anglez dhe theu një rekord 11-vjeçar.

Ai u bë lojtari më i ri nën drejtimin e Pep Guardiolës që shënon tre gola në një ndeshje.

Këtë rekord e mbante Lionel Messi që e vendosi 11 vite me parë te Barcelona me Guardiolën.

Messi ishte 200 vjeçar e 200 ditë kur e arriti rekordin me het-trikun e shënuar në fitoren 5-0 të Barcelonës së Guardiolës ndaj Tenerifes më 2010.

Pas 11 vjetësh, Torres e theu atë duke qenë 125 ditë më i ri se që ishte Messi, të tre golat i shënoi brenda 25 minutave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco