Lajmi i fundit

Vodhi paratë e sekuestruara, oficeri i forcës speciale vetëm ... pezullohet nga detyra

Brahim Diaz i premton besnikëri Milanit, kualifikimi në Ligën e Kampioneve është ‘detyrim’

Brahim Diaz i premton besnikëri Milanit, kualifikimi në Ligën e Kampioneve është ‘detyrim’

10:04, 15/05/2021

Lojtari i huazuar nga Real Madrid, Brahim Diaz ka thënë se ai është shumë i lumtur te Milani dhe theksoi se dëshira e tij është të ndihmojë ekipin që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët përgatiten për udhëtimin te Cagliari të dielën dhe mund të kualifikohen për në garën më të madhe për klube në Evropë nëse fitojnë.

“Një klub si Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Diaz për SportMediaset. “Është një garë shumë e rëndësishme dhe do të thotë shumë për ne që të kualifikohemi”

Si fëmijë, të gjithë kemi ëndërruar të luajmë në këtë kompeticion dhe nëse vazhdojmë kështu, mund ta luajmë vitin e ardhshëm”.

E ardhmja e Brahim Diaz te Rossonerët është e pasigurt, por ai dëshiron të sigurojë tifozët se dëshira e tij është të ndihmojë skuadrën.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Milano. Është një qytet i pabesueshëm dhe klubi është i shkëlqyeshëm ”, shtoi ai. “Tifozët më japin shumë dashuri dhe unë ndihem mirë këtu”.

“Tani, ne duam t’i bëjmë ata të lumtur. Siç them gjithmonë, përparësia është Milani dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ekipin”.

“Ndjehem si protagonist, si dhe i gjithë ekipi, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur me atë që po bëj”.

Lojtari 21-vjeçar ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe Torinos dhe ka kontribuar me katër gola në 25 ndeshje të Serie A këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco