Vieri: Inter do fitojë ndaj Juventusit në Torino, bardhezinjtë do të përballen me...

Vieri: Inter do fitojë ndaj Juventusit në Torino, bardhezinjtë do të përballen me...

16:44, 14/05/2021

Ish-sulmuesi i Interit, Kristian Vieri, komentoi sfidën e nesërme që zikaltrit do të luajnë kundër Juventusit, teksa u shpreh se nëse bardhezinjtë nuk kualifikohen në Champions shumë lojtarë do të largohen.

Ndër të tjera, “Bobo” Vieri tha se Interi do të fitojë dhe Juventusi do të përballet më një krizë të  madhe financiare, ku shumë lojtarë do të largohen.

“Për mua, Interi do të fitojë në Torino dhe Juventusi nuk do të luajë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Pa Champions, Ronaldo do të largohet dhe shumë të tjerë do ta ndjekin, Juventusi do të përballet me një krizë të rëndë financiare. Do të jetë një dështim dramatik dhe shumë lojtarë do të largohen”, u shpreh ish-sulmuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco