Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

'Nuk kënaqesh asnjëherë me barazimin në derbi'/ Hoxhallari: Titulli? Jemi larg dhe…

'Nuk kënaqesh asnjëherë me barazimin në derbi'/ Hoxhallari: Titulli? Jemi larg dhe…

12:56, 14/05/2021

Erjon Hoxhallari ishte një nga ata që u paraqit shumë mirë në fushën e lojës. Këtë sezon ai ka lënë krahun e majtë e po luan në qendër të mbrojtjes dhe po shkëlqen në fushën e lojës. Pas barazimit me Partizanin, Erjon Hoxhallari ka folur për “Panorama Sport”, duke analizuar këtë takim. Hoxhallari foli për golat dhe pritshmërinë e skuadrës në këtë sezon, i cili do edhe tri javë që të mbyllet, ndërsa 270 minutat e fundit janë vendimtare. Për derbin Hoxhallari pranoi se barazimi ishte rezultat i drejtë, por që nuk e kënaq.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Në derbi asnjëherë nuk kënaqesh me barazimin. Gjithsesi, ashtu siç shkoi loja ky rezultat është i drejtë. Të dyja skuadrat nuk shkonin dot më shumë se një barazim”, tha në fillim ai. Më pas “Hoxha”, siç i flasin shokët, tha se i vjen keq që nuk pati një rast për të shënuar.

“Këtë herë nuk pata ndonjë rast për të shënuar. Ky është sezoni im më i mirë për sa u përket golave të shënuar”, tha Hoxhallari që ka shënuar pesë gola këtë sezon. Zëvendëskapiteni pranon se sfida me kurbinasit ndan sezonin. “Ndeshja me Laçin do të vendosë gjithçka në kampionat. Nëse fitojmë në kampionat, themi se jemi me siguri në Europë.

Për titullin jemi tashmë larg dhe zor se kemi mundësi të luftojmë për kreun, pasi nuk na lejon matematika. E përsëris, Laçi ndan fatin tonë në këtë kampionat. Sa për të ardhmen, mund të them se kam edhe një vit te Tirana. Të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë”, mbylli Hoxhallari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco