'Partizani s’ka gabuar'/ Dede për derbin: Tiranës i duhej fitorja, ndeshje pa cilësi

'Partizani s’ka gabuar'/ Dede për derbin: Tiranës i duhej fitorja, ndeshje pa cilësi

11:04, 14/05/2021

Nevil Dede ishte i ftuar mbrëmë në Skaner, ku foli për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e mbyllur 0-0. Në fjalën e tij, Dede thekson se Tirana duhej të fitonte me patjetër këtë ndeshje, për të besuar te titulli. Ai thotë se të kuqtë, edhe pse nuk kanë fituar, nuk kanë gabuar, pasi rezultati vlen në luftën për kampionat.

“Tirana duhej ta fitonte patjetër që të shpresonte matematikisht për titullin e minimalisht për Europën. Ndeshja nisi me intensitet, por ajo që nuk u rrit kurrë ishte cilësia e kësaj ndeshje. Kampionati i frikës që e kam thënë shumë kohë më parë, sot u vërtetua më së miri në pasime me gabime shumë të mëdha.

Mendoj që Partizani në këtë ndeshje luante me dy rezultate dhe Tirana humbi dy pikë nga tre se asaj i duhej më shumë fitorja se Partizanit, për arsyen e thjeshtë që edhe po të fitonte derbin prapë Partizani do shkonte për fitore ndaj Teutës. Teorikisht do ishte prapë me pikë më poshtë, do i duhej vetëm fitorja në Durrës. Nuk ka gabuar akoma Partizani, për mua Tirana humbi dy pikë sot për luftën e madhe dhe Europën” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco