Fitorja e parë e Kloppit në ‘Old Trafford’: E mrekullueshme!

Fitorja e parë e Kloppit në ‘Old Trafford’: E mrekullueshme!

10:07, 14/05/2021

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë arriti një fitore të madhe në transfertë kundër Manchester United me rezultatin 2-4, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.

Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp në stadiumin “Old Trafford”.

“Është e mrekullueshme, apo jo? Fitorja e parë në Old Trafford që nga ardhja nga Liverpool. Lojtarët treguan një luftë dhe një lojë shumë të mirë. Ne luftuam shumë për këtë fitore dhe e meritonim”, tha Klopp pas ndeshjes.

Me fitore, ‘The Reds’ futet në garë për tu kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco