Spekulime për largimin e Lewandowskit, shefi i Bayernit jep këtë përgjigje!

Spekulime për largimin e Lewandowskit, shefi i Bayernit jep këtë përgjigje!

09:13, 14/05/2021

Kohët e fundit ka pasur raportime se Robert Lewandowski është në largim e sipër nga klubi i Bayern Munich.

Shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se një gjë e tillë është larg realitetit dhe nuk do të ndodhë gjatë merkatos së verës.

“Sigurisht që Lewandowski do të qëndrojë. Ne nuk jemi të çmendur për të shitur një lojtar që shënon 60 gola në vit”, ka thënë ai.

 “Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Zahavi nuk pyeti një gjë të tillë. Ai e di saktësisht se si funksionon FC Bayern. Kur hapet tregu i transferimeve në 1 korrik, do të ketë mijëra thashetheme. Është e rëndësishme që faktet të jenë gjithmonë pro FC Bayern”, tha Rummenigge

‘Bavarezët’ janë shpallur kampion për të 9-tin vit radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco