Dortmund 'shkatërron' Leipzig dhe ngre Kupën e Gjermanisë

Dortmund 'shkatërron' Leipzig dhe ngre Kupën e Gjermanisë

22:52, 13/05/2021

Borussia Dortmund ka fituar Kupën e Gjermanisë. Në finale, verdhezinjtë mposhtën  me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Leipzig.

Heronjtë e verdhezinjve në këtë përballje ishin dy talentet Sancho dhe Haaland, që realizuan dopieta personale.

Skuadra e drejtuar nga Terzic e nisi mjaft vrullshëm sfidën, duke kaluar në avantazh në minutën e 5-të, me anë të Sanchos përpara se Haaland të dyfishonte shifrat në të 28-tën. Dortmundi nuk u mjaftua me epërsinë e dyfishtë, teksa talenti anglez, shënoi të tretin në minutën 45+1’.

Skuadra e Leipzig, u përpoq të rihapte sfidën me Olmo, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të, por vetëm kaq, pasi në të 87-të, Haland, vulosi përfundimisht triumfin spektakolare të verdhezinjve, duke shënuar golin e katërt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco