Daja: Derbi duhet fituar, Teuta 'treni' i fundit për kampionatin

Daja: Derbi duhet fituar, Teuta 'treni' i fundit për kampionatin

21:35, 13/05/2021

Derbi i Kryeqytetit nuk pati fitues. Pavarësisht rasteve të krijuara, Partizani dhe Tirana e mbyllën në barazim pa gola (0-0) sfidën midis tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i “të kuqëve” Ilir Daja foli për  “Super Sport”, ku ia vuri “fajin” lodhjes për barazimin. Daja pohoi se sfida ndaj Teutës do të jetë “treni” i fundit për titullin. Ai u shpreh se skuadra e tij do të luajë gjithçka për gjithçka në këtë përballje.

BARAZIMI NË DERBI – Një ndeshje derbi duhet fituar. Duhet të kishim shfrytëzuar momentet. Derbi nuk pretendohet që të dominohet. Mund të kishim shfrytëzuar situatat që na u paraqitën, duhet të ishin cinik, lodhja bën të sajën, nuk ishim aq rezultativ. Të paktën nuk u humb. Në përballjet që kemi pasur me Tiranën, kemi qenë superiorë në 4 takimet që kemi zhvilluar.

Ngarkesa fizike me këtë kampionat të ngjeshur, do të japë efektet e veta. Lojtarët nuk e kanë më atë rritjen. Që nga nëntori deri në maj, ndeshjet janë zhvilluar 1 herë në 4 ditë dhe nuk ka pasur pushime.

FINALE ME TEUTËN- Edhe në ndeshjen e sotme, motivimi dhe karikimi ishte i madh, lojtarët janë vetë të motivuar. Natyrshëm që ndaj Teutës, është ndeshje finale, do të shkojmë në Durrës për të provuar gjithçka për gjithçka. Me 3 pikë kalojmë përpara Teutës. Ndeshjet e tjera kanë dalë barazim dhe një fitore na favorizon.

ZËVENDËSIMET- Në një ndeshje të luftuar, ku pjesa më e madhe e të dyja ekipeve kanë harxhuar shumë energji, edhe lojtarët që futen nuk bashkohen me ekipin, ka rënë shpejtësia e veprimit. Edhe ne dhe kundërshtari, kur nuk presonin dot lartë, ktheheshim në gjysmëfushën tonë. Kote dhe Cara janë të rinj me prespektive. Duhet të bënin më shumë ata që ishin në pjesën më të madhe të lojës.

TEUTA “TRENI” I FUNDIT- Sigurisht që është treni i fundit, pavarësisht se dhe Teuta ka përballje të vështira, ka një transfertë në Laç. Unë i ndjek të gjitha ndeshjet, nuk ka ndjerë lodhje vetëm Partizani dhe Tirana. Po të shikoje dhe ndeshjet e tjera, ka pak rritëm. Kjo është mundësia e kampionatit shqiptar, në këtë lloj. Këtë ngjeshje e kam provuar kur drejtoja Skënderbeu. Rritem e larta, mund të mbajnë ekipin në një tonus të atillë që ndonjëherë të bëjnë mirë në ndeshjet pasardhëse”, u shpreh Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco