Nuk lejohen në stadium/ Tifozët e zjarrtë të Tiranës bëjnë njoftimin e rëndësishëm!

Nuk lejohen në stadium/ Tifozët e zjarrtë të Tiranës bëjnë njoftimin e rëndësishëm!

14:12, 13/05/2021

Tirana do të luajë sot derbin e radhës kundër Partizanit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dy ekipet, teksa presioni këtë herë është në anën e bardhebluve. Presidenti Halili ka deklaruar se ky takim shpëton sezonin e kampionëve.

E për të pasur një “armë” plus kanë menduar tifozët e Tiranës. Mbështetësit nuk lejohen në stadiume për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ultrasit “Tirona-Fanatics” kanë lajmëruar se do grumbullohen në orën 16:45, në Qytetin Studenti.

“Nesër (SOT), ora 16:45 shihemi te rrethrrotullimi i “Qytetit Studenti”, shkruhej në njoftimin e ultrasve bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco