Kumbulla: Kur humbet ndaj kampionëve të Italisë është…

Kumbulla: Kur humbet ndaj kampionëve të Italisë është…

11:24, 13/05/2021

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Romës, Marash Kumbulla ka folur në mikrofonat e “Roma TV”, pas humbjes ndaj Interit:

“Në pjesën e dytë kemi patur shumë raste, por na mungoi goli. Kur humbet raste ndaj kampionëve të Italisë e pëson. Nuk e dëshironim këtë rezultat, por dëshirojmë të gjejmë më të mirën.”

Interi – “Ishim të vetëdijshëm që janë shumë të fortë nëm kundërsulm me dy sulmuesit. Mund të bënim dhe më mirë, por duhet të gjejmë ku kemi gabuar dhe të mundohemi që t’i përmirësojmë.”

Bilanci i sezonit të Kumbullës – “Do të dëshiroja të bëja edhe më shumë, por duke qenë se jam në një klub kaq të madh duket si një sezon pozitiv. Synojmë ta përfundojmë sa më mirë sezonin.”

Derbi – “E presim me padurim derbin. Mezi presim të zbresim në fushë pas ndeshjes së parë ku kemi gabuar. Duhet ta fitojmë për tifozët tani që do të na shohin nga shtëpia.”, përfundoi Kumbulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco