Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Pioli gati për festë: Edhe një fitore i mungon Milanit për Championsin!

Pioli gati për festë: Edhe një fitore i mungon Milanit për Championsin!

09:27, 13/05/2021

Pas fitores 7-0 ndaj Torinos, Milani po bëhet gati për festë pasi është shumë pranë kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli e komenton kështu suksesin e madh të mbrëmshëm:

“Dy ndeshje kaq të vështira dhe jashtë dhe dy shfaqje si këto janë një sinjal shumë i rëndësishëm, por gjithsesi na mungon një fitore dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne jemi 3 km nga maja, por derisa të arrish atje duhet të kesh kujdes. Dy javë më parë na morën për gjysmë të vdekur, tani e kemi fatin në duart tona. Duke luajtur kështu kemi shanse më të mirë për të fituar”.

Pioli më pas vlerëson grupin dhe nënvizon qetësinë që mbretëron në ‘Milanello’: “Puna e një viti e gjysmë është aty dhe duket qartë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Do të jemi në gjendje të festojmë vetëm kur ta sigurojmë kualifikimin në Champions. Ne jemi bërë një ekip i fortë nga pikëpamja mendore. Nuk është e lehtë të reagosh ndaj vështirësive, jemi një ekip shumë i ri, por jemi rritur dhe pjekur, jemi solid, të sigurt dhe të vetëdijshëm.

Derisa të kaloni vijën e finishit nuk mund të hiqni dorë. Klubi ka qenë fantastik, nga pronarët deri te zona teknike. ‘Milanello’ është një ishull i lumtur. Ne jemi duke ndërtuar diçka që mund të na japë rezultate të menjëhershme dhe që do të na japë shumë gjëra për të ardhmen”.

Pastaj disa fjalë për Theo Hernandez: “Do të bëhet më i mirë nëse luan me këtë vëmendje. Ai është shumë i fortë, sepse mund të dalë mirë në të dyja fazat. Duhet të bëjë gjithçka që të mos jetë asnjëherë i kënaqur”.

Një shaka në fund me Ibrahimovic, që mungoi mbrëmë, pas dëmtimit ndaj Juves: “Për Europianin nuk e di nëse do të mungojë. Ai do të ketë një konsultë të re këtë javë, nuk do të luajë as të dielën. Shpresojmë ta rikthejmë atë për ndeshjen e fundit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco