Dy italianë bëjnë që Besikas të qajë: Galatasaray nuk fal, Fenebahce humb shansin për parakalim

Dy italianë bëjnë që Besikas të qajë: Galatasaray nuk fal, Fenebahce humb shansin për parakalim

23:21, 11/05/2021

Mbrëmje dramatike në Superligën turke të futbollit 2 javë para fundit të kampionatit.

Kryesuesit e Besiktasit u shtangën në shtëpi nga Karagumruk, duke u mposhtur me rezultatin 1-2, për skuadrën mike realizuan 2 ish-futbollistët e Milanit, Bertolaci dhe Borini, ndërkohë që golin e vetëm e shënoi Ghezhal.

“Vetëvrasje” në shtëpi ka bërë edhe Fenerbahce, që u mposht 1-2 nga Sivasspor. Skuadra e Emresë nuk arriti të përfitonte nga humbja e Besiktasit, për të marrë kreun kur ka mbetur edhe 1 javë nga fundit.

Pas përfundimit të javës së 39-të, kampionati kryesohet nga Besiktas, me 81 pikë, po aq sa Galatasaray i vendit të dytë, që triumfoi sot 1-4 ndaj Denizlispor.

Rezultatet:

Konyaspor-Trabzonspor 1-1

Alanyaspor-Erzurum BB 2-3

Basaksehir-Kayserispor 0-0

Besiktas-Karagumruk 1-2

Denizlispor-Galatasaray 1-4

Fenerbahce-Sivasspor 1-2

Gaziantep-Rizespor 4-5

Genclerbirligi-Goztepe 5-3

Kasimpasa -Ankaragucu 3-1

Yeni Malatyaspor -Hatayspor 1-1

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco