Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

A do qëndrojnë Ronaldo dhe Pirlo tek Juventus? Nedved tregon gjithçka

A do qëndrojnë Ronaldo dhe Pirlo tek Juventus? Nedved tregon gjithçka

21:56, 11/05/2021

Këtë sezon, asgjë nuk  po shkon siç duhet për Juventusin. Për shkak të rezultateve të dobëta, bardhezinjtë rrezikojnë kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Për këtë, shumë tifozë të Juventusit të zhgënjyer me rezultatet kërkuan shkarkimin e trajnerit, Andrea Pirlo. Por tek Juve nuk është vetëm Pirlo që mund të largohet. Rasti i Cristiano Ronaldos, ngre gjithashtu pikëpyetje në lidhje me të ardhmen.

Pavarësisht rezultateve të dobëta, zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved ka konfirmuar se Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë tek Juventus. Gjatë një ceremonie për një program televiziv italian  “Topi i Artë” i vitit 2004 konfirmoi lajmin:  “Këtë sezon ka patur vështirësi, por ne do të luftojmë deri në fund. Mund t'ju konfirmoj që Pirlo dhe Ronaldo do të qëndrojnë tek Juventus. "

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco