VIDEO/ U ngjitën në La Liga: 'çmenduria' e Keidi Bares në festën e Espanyol

VIDEO/ U ngjitën në La Liga: 'çmenduria' e Keidi Bares në festën e Espanyol

17:23, 11/05/2021

Espanyol siguroi ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll (La Liga) pas barazimit 0-0 me Real Zaragoza-n. Padiskutim që kjo arritje ka gëzuar jashtëzakonisht shumë tifozët dhe lojtarët e skuadrës katalanase, të cilët janë mbledhur përpara stadiumit të tyre, për të festuar këtë moment të veçantë.

Protagonist absolut i kësaj feste ka qenë absolutisht mesfushori shqiptare, Keidi Bare, i cili mori vëmendjen e medieve më të mëdha spanjolle me mënyrën si i përshëndeti tifozët e skuadrës së tij.

Image

23 vjeçari u ngjit mbi një parvaz, ku rrezikoi seriozisht veten e tij vetëm për të ekzaltuar më tepër turmën e tifozëve.

Për të vazhduar me shpërthimin tjetër teksa kur të gjithë futbollistët po largoheshin, Keidi kthehet nga tifozët për të bërë tjetër shpërthim emocional. Pa harruar edhe fjalët e thëna përpara tifozëve që kanë marrë duartrokitje të mëdha: “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”.

Image

Një prej tifozëve që filmoi video ku shihej bare, e përshkroi kështu atë moment: FutbollI ose e përjeton si Keidi Bare ose ti nuk e përjeton.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco