Bashkia Shkodër me njoftim për ankandin e Vllaznisë, ja sa subjekete morën pjesë në seancën e parë

Bashkia Shkodër me njoftim për ankandin e Vllaznisë, ja sa subjekete morën pjesë në seancën e parë

16:29, 11/05/2021

Sapo ka përfunduar seanca parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.".

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia Shkodër përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit "Për ankandin publik" dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Gjithashtu, Bashkia njoftoi se të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër

Sapo ka përfunduar seanca  parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.".

Në këtë fazë ishin prezent  të gjithë anëtaret e Njësise së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose me përfaqësues.

Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00.

Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit "Për ankandin publik" dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco