Shkëmbi trajneri i ri i Dinamos? Reagon klubi kryeqytetas

Shkëmbi trajneri i ri i Dinamos? Reagon klubi kryeqytetas

14:52, 11/05/2021

Pas 9 vitesh, Dinamo është ngjitur në Kategorinë Superiore.

Së fundmi në media është përfolur se për sezonin e rij është projektuar trajner Bledi Shkëmbi dhe drejtori teknik, Shpëtim Duro. Duke parë këto lajme, Dinamo ka reaguar në faqen zyrtare duke hedhur poshtë këto zëra.

Reagimi i plotë i Dinamos:

Sqarim për opinionin publik.

FK Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi hedhin poshtë të gjitha lajmet e pavërteta të përhapura ditët e fundit në lidhje me ndryshimet në stafin teknik të skuadres tonë.

Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe lutemi për më shumë profesionalizëm, duke qënë më korrektë me lajmet e publikuara!

Trajneri Olsi Uku dhe stafi i tij gëzojnë mbështetjen e presidentit Bardhi, donatorëve dhe klubit në tërësi.

Të gjithë bashkë jemi të përqendruar tek mbyllja me sukses e dy ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni.

Me respekt, administratori Ermal Barushi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco