Buffon largohet nga Juventusi, nuk kursen kritikat!

Buffon largohet nga Juventusi, nuk kursen kritikat!

14:22, 11/05/2021

Buffon njofton lamtumirën nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Portieri italian nuk kursen kritikat për paraqitjen e bardhezinjve në edicionin që po i afrohet fundit: “Këtë vit, përvoja ime me fanellën bardhezi do të marrë fund. Ose ndalem (e lë futbollin), ose gjej një situatë tjetër stimuluese”.

Ja deklarata e plotë e potierit veteran bardhezi në një intervistë për “bein Sports”: “E ardhmja ime është e qartë dhe e përshkruar. Këtë vit do t’i vijë fundi kësaj eksperience të bukur dhe të gjatë me Juven. Ose ndaloj së luajturi, ose nëse gjej një situatë që më stimulon për të luajtur, për të pasur një përvojë tjetër në jetë, do ta marr parasysh. Unë mendoj se kam dhënë gjithçka për Juven. Kam marrë gjithçka dhe nuk mund të bëhet më shumë se kaq.

Kemi arritur në fund të një cikli dhe është e drejtë që dikush të largohet. Këtë sezon na ka munguar vazhdimësia. Në fund të fundit, në ndeshjet që luajtëm kundër 5-6 skuadrave më të mira në renditje, shpesh fitonim, barazonim dhe ndonjëherë humbnim. Por, ne gjithmonë luanim në mënyrë të barabartë. Kemi humbur pikë budallaqe rrugës. Kjo do të thotë që ky ekip ende nuk është rritur për nga temperamenti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco