Mediat italiane zbulojnë trajnerin e ri të Juventusit

Mediat italiane zbulojnë trajnerin e ri të Juventusit

13:43, 11/05/2021

Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit.

Sipas mediave italiane, vendin e tij pritet ta zërë trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Francezi luajti për “Zonjën e Vjetër” nga 1996 deri më 2001, para se të transferohej te “Los Blancos”, ku luajti deri në fund të karrierës së tij në vitin 2006. Kur u pyet për të ardhmen e tij pas përfundimit të edicionit, Zidane nuk pranoi të komentonte asgjë.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Ronaldo ka sugjeruar Zidanen dhe në këtë mënyrë do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij. Pirlo do të jetë në krye të Juventusit 3 ndeshjet e fundit të sezonit dhe më pas do të largohet nga “Allianz Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco