Pritet të ndodhë një tjetër shkëmbim i bujshëm, Barcelona – Juventus

Pritet të ndodhë një tjetër shkëmbim i bujshëm, Barcelona – Juventus

12:27, 11/05/2021

Aventura e mesfushorit, Miralem Pjanic te Barcelona mund të jetë drejt fundit.

Pas një sezoni në të cilën boshnjaku nuk po luan nën urdhrat e Ronald Koeman, ai mund të largohet dhe të rikthehet te ish skuadra e Juventusit.

Sipas RAC1, Barcelona dhe Juventus biseduan dhe analizuan mundësinë e shkëmbimit mes Pjanic dhe Rodrigo Bentacur.

Pjanic do rikthehej te “Zonja e Vjetër” dhe uruguaiani do nënshkruante për Barcelonën në një marrëveshje të njëjtë si ajo e viti të kaluar, mes Pjanic dhe Arthur. Barcelona e ka ndjekur Bentacur për disa vite, ndërsa mbetet të shihet nëse do këtë negociata të avancuara pasi të përfundojë sezoni.

Marrëdhënia e mirë mes dy drejtuesve të klubeve mund t’iu ndihmojë që shkëmbimi të kompletohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco