Probleme me gjurin dhe shpatullën, ylli i Tiranës 'shtrëngon dhëmbët' për derbin ndaj Partizanit

Probleme me gjurin dhe shpatullën, ylli i Tiranës 'shtrëngon dhëmbët' për derbin ndaj Partizanit

12:11, 11/05/2021

Tirana zhvilloi edhe dje stërvitje në prag të derbit me Partizanin. Skuadra ka qenë e plotë në fushë dhe asnjë nga lojtarët nuk ishte i padisponueshëm.

Gjithsesi, Elton Kale vazhdon të ketë probleme. Veç shpatullës, të cilën duhet ta operojë, Kale dje është parë të fashojë edhe gjurin e këmbën.

Mësohet se lojtari ka shqetësime dhe ndoshta ndeshjen do ta nisë nga stoli i rezervave. Për sa i përket operacionit, Kale pret datën dhe më pas do të futet në thikë, panorama sport. Për sa i përket stërvitjes, Shehi vendosi për një stërvitje të lehtë. Skuadra punoi vetëm 53 minuta dhe më pas lojtarët u qetësuan.

Binte në sy gjithashtu gritë e të gjithë lojtarëve duke filluar nga titullari e deri te djemtë e rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco