VIDEO/ 23 vite pritje! Lojtari i Kombëtares i bashkohet Serisë A, tifozët pushtojnë rrugët!

VIDEO/ 23 vite pritje! Lojtari i Kombëtares i bashkohet Serisë A, tifozët pushtojnë rrugët!

08:54, 11/05/2021

Salernitana ditën e sotme siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë A italiane, pas plot 23 viteve. Ditën e sotme skuadra ku luan mbrojtësi i Kombëtares, Federik Veseli mposhti 0-3 Peskarën duke siguruar ngjitjen një kategori më sipër, diçka që për ta është historike.

Gëzimi për tifozët e këtij ekipi ishte i madh, teksa e kishin të pamundur të qëndronin në shtëpitë e tyre. Tifozët me makina dhe në këmbë, kanë pushtuar rrugët e qytetit Salerno, duke festuar me të madhe këtë arritje të skuadrës së tyre.

Ndonëse virusi është ende i pranishëm, tifozët duket se nuk janë interesuar shumë për këtë, duke u mbledhur grumbull, ku nuk kanë munguar koret dhe flakadanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco