Futbollisti shqiptar grumbullohet nga kombëtarja aziatike për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’

Futbollisti shqiptar grumbullohet nga kombëtarja aziatike për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’

21:30, 10/05/2021

Liridon Krasniqi, në vitin 2011 grumbullohej nga Kombëtarja Shpresa, në miqësoren 1-1 ndaj 21-vjeçarëve të Izraelit.

Nga ai moment, për mesfushorin nuk ka pasur më një ftesë, qoftë nga Shpresat apo edhe nga Kombëtarja A.

Tashmë në moshën 29-vjeçare, Krasniqi do të luajë për një tjetër kombëtare.

Trajneri i Malajzisë, e ka grumbulluar mesfushorin, i cili aktivizohet për Njukastëllin në Australi, për ndeshjet e muajit qershor, ku Malajzia do të përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin dhe Tajlandën, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco