Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Zyrtare/ Edinson Cavani rinovon kontratën me Manchester United

Zyrtare/ Edinson Cavani rinovon kontratën me Manchester United

21:01, 10/05/2021

Merr fund ëndrra e drejtuesve dhe tifozëve të Boca Juniors për të parë Edinson Cavanin të mbajë veshur fanellën e Xenezies që këtë verë.

El Matador ka vendosur të qëndrojë te Manchester United pasi ka vendosur të rinovojë zyrtarisht kontratën e tij me Djajtë e Kuq edhe për një tjetër sezon.

Forma e mirë që ka treguar Cavani sidomos në javët e fundit teksa ka arritur të realizojë 8 gola në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka bindur drejtuesit e Djajve të Kuq t’i ofrojnë një kontratë të re 1-vjeçare me pagë më të përmirësuar ekonomikisht me Cavanin që nga 200 mijë sterlina në javë që përfitonte këtë sezon do të kapte shifrën e 250 mijë sterlinave në javë, sezonin e ardhshëm.

Vetë lojtari u shfaq shumë i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit me Manchester United.

Gjatë sezonit kam grumbulluar një dashuri të madhe për këtë klub dhe gjithçka përfaqëson. Ndjej një lidhje të fortë me shokët e ekipit dhe stafin. Ata më motivojnë çdo ditë dhe e di se së bashku mund të arrijmë gjëra të veçanta. Kam ndjerë besimin e trajnerit që ditën e parë që erdha. Si lojtar ai besim të jep mundësinë të luash në mënyrë perfekte futboll dhe e falënderoj për këtë. Jam i prekur për faktin që tifozët duan të qëndroj dhe do jap gjithçka që t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia në fushë. Akoma nuk kam provuar të luaj para tifozëve në ‘Old Trafford’ dhe mezi pres ta bëj”, theksoi Edinson Cavani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco