S’ka më dyshime, trajneri i Gjermanisë do jetë Hansi Flick

S’ka më dyshime, trajneri i Gjermanisë do jetë Hansi Flick

17:31, 10/05/2021

Hansi Flick, i cili nuk do të jetë më trajner i Bayern Munichen prej qershorit të këtij viti, ka arritur marrëveshje me Federatën Gjermane të Futbollit.

Flick pritet të zëvendësojë Joachim Low në postin e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë pas Kampionatit Evropian që do të zhvillohet këtë vit.

Siç po raportohet në Gjermani, Flick do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me Gjermaninë, ku do të udhëheqë ekipin në Kupën e Botës 2022 dhe Kampionatin Evropian 2024.

Hansi Flick ka qenë asistent i Joachim Low prej vitit 2006 deri në vitin 2014. Ai u bë trajner i Bayern Munichen në vitin 2019, duke fituar 6 trofe, përfshirë dhe Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco