Interi u shpall kampion, presidenti u kërkon lojtarëve të mos marrin 2 muaj rroga

Interi u shpall kampion, presidenti u kërkon lojtarëve të mos marrin 2 muaj rroga

17:19, 10/05/2021

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka takuar lojtarët e Interit pas triumfit në Serie A.

Interi ka siguruar titullin kampion në Serie A dhe i gjithë qyteti ishte duke festuar.

Por, sot presidenti i Interit, Steven Zhang ishte i shoqëruar nga Administratori i Deleguar, Giuseppe Marotta, në një vizitë ku ishte në dhomat e zhveshjes së zikaltërve.

Zhang dhe Marotta kanë deklaruar më parë se pandemia COVID-19 e ka “gjymtuar” ekonomikisht klubin.

Presidenti pati një kërkesë shumë specifike për lojtarët, të pranojnë të heqin dorë nga rrogat e tyre për dy muaj, në mënyrë që klubi të marrë veten ekonomikisht.

Mbetet të shihet nëse lojtarët do të pranojnë kërkesën e presidentit, por secili do të marrë vendimin e tij në mënyrë individuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco