Rikthehet titullar pas 3 vitesh, Robben përlotet kur merr çmimin...

Rikthehet titullar pas 3 vitesh, Robben përlotet kur merr çmimin...

15:42, 10/05/2021

I kthyer në klubin që e rriti, Groningen, ai kurrë nuk arriti të gjente vazhdimësi. Për shtatë muaj ishte jashtë për shkak dëmtimesh, duke mos qenë në gjendje të jepte kontributin e tij…

E sotmja, ndër të tjera, ishte ndeshja e tij e parë si titullar pas 3 vitesh: ai nuk kishte luajtur që nga fillimi i nëntorit 2018. Po flasim për Arjen Robben, që në fund të ndeshjes, u intervistua nga ESPN pasi ishte shpallur MVP (Më i miri) i ndeshjes.

Holandezi nuk i mbajti dot lotët. “Kjo është ajo që unë dëshiroja, të kënaqesha si fëmijë”, pranoi i prekur. Arjen Robben ka fituar gjithçka, ai ishte me klubet dhe me kombëtaren hollandeze një nga lojtarët më të fortë të brezit të tij.

Megjithatë në moshën 37 vjeç ai është ende atje, duke djersitur, duke luftuar, duke e vendosur të gjithë pasionin e tij në fushë.

Dikush do të pyesë: “Ai fitoi gjithçka, ai fitoi shumë, pse duhet të zgjidhte të vazhdonte në Holandë?”

Përgjigja është e gjitha në këto imazhe të mrekullueshme.

Provë se për ata që e duan kaq shumë, kur duhet të vrapojmë pas asaj topi të mallkuar, të gjithë jemi njësoj: nuk ka miliona, statuse dhe trofe që mbajnë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco