Rrezikon kualifikimin në Champions/ Juventusi merr këtë vendim të fundit për Pirlon

Rrezikon kualifikimin në Champions/ Juventusi merr këtë vendim të fundit për Pirlon

14:42, 10/05/2021

Andrea Pirlo i ka shpëtuar shkarkimi nga posti i trajnerit të Juventusit.

Megjithëse pësoi humbje turpëruese 3-0 ndaj Milanit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur që t’i besojnë Pirlos deri në fund të sezonit.

Pirlo u emërua trajner i Juves verën e kaluar, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin pas një sezonin në Allianz Stadium, dhe karrierën e trajnerit e nisi me bardhezinjtë.

Ka qenë një sezon shumë i vështirë për ish-mesfushorin italian dhe drejtuesit e Juventusit u takuan sot për ta diskutuar të ardhmen e tij.

Sipas mediave italiane, Pirlo do të lejohet ta udhëheqë skuadrën deri në përfundim të sezonit, pra në tri ndeshjet e mbetura, pasi klubi nuk ka opsione për ta zëvendësuar dhe ka orar të ngjeshur.

Juventusi përballet me Sassuolon në Mapei Stadium të mërkurën dhe pastaj me Interin pas tri ditëve. Juventusi është në vendin e pestë në Serie A dhe rrezikon të mos kualifikohet sezonin e ardhshëm në Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco