Liverpooli gati të transferojë yllin e Serisë A

Liverpooli gati të transferojë yllin e Serisë A

13:55, 10/05/2021

Jurgen Klopp është duke menduar seriozisht idenë për ta transferuar njërin prej futbollistëve më të kërkuar në Serie A.

Tashmë kontaktet kanë filluar me Mino Raiolan ndërsa Inter dhe Juventus mund të mbesin pa gjë në këtë tentativë transferimi.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë verës.

“The Reds” i kanë bërë të ditur skuadrës italiane që janë në gjendje të ofrojnë deri në 40 milionë euro për kapitenin e tyre, ofertë kjo që mund të ndryshojë shumë gjëra në teren.

Argjentinasi këtë sezon ka shkëlqyer duke shënuar 9 gola dhe duke asistuar gjithashtu 9 herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco