Zidane i zemëruar me gjyqtarin: Ne do të luftojmë deri në vdekje për titullin në La Liga

Zidane i zemëruar me gjyqtarin: Ne do të luftojmë deri në vdekje për titullin në La Liga

12:22, 10/05/2021

Real Madridi u ndal nga Sevilla në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të.

Në fakt, Real Madridi morri avantazhin por në pjesën e dytë Sevilla arriti ta rikthejë lojën duke shënuar një gol me anë të ish-futbollistit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Por, në min 94+2, Eden Hazard barazoi rezultatin për të shpëtuar një pikë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për titull. Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte nervoz për shkak të disa vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes.

 “Unë nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse ka një prekje me dorë tek Militao, atëherë është prekje me dorë edhe tek Sevilla ”,tha ai.

“Nga ajo çfarë pashë, unë pashë dy prekje me dorë dhe nuk kuptoj përse u dha vetëm një penalti në fund”, shtoi ai.

“Nuk jam i bindur nga ato që ai më tha. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët e ndeshjeve, por sot jam i zemëruar për këtë çfarë ndodhi këtu”, tha Zidane.

“Ne merituam më shumë, sepse pjesa e dytë ishte spektakolare nga skuadra ime dhe ne do të luftojmë deri në vdekje deri në fund për ta fituar titullin në La Liga”, përfundoi Zinedine Zidane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco