Chelsea e ka gati kontratën e re për Brojan

Chelsea e ka gati kontratën e re për Brojan

11:33, 10/05/2021

Armando Broja do të vazhdojë të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Armando Broja është duke kaluar në një formë mahnitëse në Eredivisie me skuadrën e Vitesses.

Broja ka shënuar tashmë 11 gola në fanellën e Vitesses dhe si duket ka bindur drejtuesit e “The Blues” me paraqitjet e tij fantastike. 19 vjeçari është transferuar në Vitesse në formë huazimi dhe ka shkëlqyer në sezonin 2020/2021, tani Chelsea planifikon ta shpërblejë sulmuesin shqiptar me një kontratë të re.

Sipas korrespodentit të Chelseat në kuadër të “Goal”, Nizaar Kinsella, Chelsea ka bërë të ditur dëshirën e tyre për të rinovuar me Brojën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco