Juventusi jashtë Championsit/ Andrea Pirlo flet pas humbjes turpëruese ndaj Milanit: Jemi...

Juventusi jashtë Championsit/ Andrea Pirlo flet pas humbjes turpëruese ndaj Milanit: Jemi...

09:35, 10/05/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur pas humbjes turpëruese ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Juventusi u mposht për herë të parë pas 10 vitesh në “Allianz Stadium” nga Milani. Por, kjo nuk ishte një humbje e zakonshme, pasi “Rossonerët” triumfuan me rezultatin 0-3. Pas ndeshjes, Pirlo tha se skuadra po vuan mendërisht dhe tani nuk ka kohë për asgjë dhe duhet te reagojnë shpejt.

“Nuk ia kemi dalë të imponojmë lojën tonë, filluam me ritmin e duhur dhe ishim madje edhe afër golit”, tha ai.

“Pastaj jemi frikësuar, kemi qenë të ngathët në nivelin teknik dhe në fund ishim nën trysninë e kundërshtarit”, tha shtoi ai.

“Në vështirësinë e parë jemi dekoncentruar menjëherë. Ajo që më shqetëson më shumë është aspekti mendor”, tha Pirlo.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e rëndësishme, duhej të luanim me mendje të hapur e ndërsa kemi luajtur me frikë”, tha italiani.

Si të rikthehemi? “Nuk është e lehtë, por është e nevojshme ta bëjmë. Kemi ende tre ndeshje do japim gjithçka që kemi për të arritur objektivin”, përfundoi Andrea Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Qytetari dt 10 maj 202110/05/2021 16:54

JUVENTUSI NGA MILANI 0-3 U DISKRETITUA DHE NGA CHAMPIONS LIGË POTHUAJSE U ELIMINUA POR FANELLA ME NR 3 Km.RAMA QE JU DERGUA SOT PARA DEPUTETËVE AI U PARAQIT I ZEMËRUAR, SEPSE SI TIFOZ I JUVENTUSIT ISHTE I TRISHTUAR .....

Shto koment

Denonco