Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Theu tabunë historike, Stefano Pioli nuk përmbahet pas fitores ndaj Juventusit!

Theu tabunë historike, Stefano Pioli nuk përmbahet pas fitores ndaj Juventusit!

08:41, 10/05/2021

Milani thyen tabunë “Stadium” ku nuk kishte fituar kurrë në histori, pra 10 vite që kur është përuruar dhe kur ka luajtur ndeshjen e parë ndaj Juventusit.

Tri gola për tri pikë për kuqezinjtë. Stefano Pioli nuk u përmbajt në deklaratat pas ndeshjes.

“Zhvilluam një ndeshje madhështore. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim një sfidë direkte në këtë moment dhe në këtë mënyrë, por duhet të luftojmë akoma për t’u rikthyer në Champions League. Asgjë nuk ka mbaruar.

Festova duke u rikthyer nga drejtuesit, pasi në këtë një vit e gjysmë ata kanë qenë shumë afër nesh dhe më kanë mbështetur shumë. Shpirti i sakrificës na ka sjellë fitoret që kemi arritur. Në aspektin mental jemi konsumuar disi dhe e kemi paguar një gjë të tillë.

Sonte e dinim që duhet të bënim diçka ekstra nga pikëpamja e bindjes për të bërë mirë e fituar. U treguam të shkathët, por edhe të fortë në duele. E kishim përgatitur ndeshjen për të qenë agresivë dhe kompaktë si skuadër.

Rrezikuam vetëm në momentit e inkursionit të Bentancur. Kur djemtë punojnë së bashku dhe sakrifikojnë në lojën pa top me një ritëm të kënaqshëm, kthehemi në një skuadër që e meriton të rikthehet në Champions League.

Ne kemi gjithmonë një strategji dhe i zgjedhim lojtarët në bazë të saj. Brahim Diaz dhe Calhanoglu ishin të shkëlqyer, por nuk mund të flasim për individë, sonte arritëm një fitore si grup. Jemi të lumtur për tifozët tanë“, përfundoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco