Premierligë/ Manchester United i shtyn Cityt festën e titullit

Premierligë/ Manchester United i shtyn Cityt festën e titullit

21:15, 09/05/2021

Manchester United shtyn festën e titullit të Manchester City-t me të paktën edhe dy ditë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje 1-3 në “Villa Park” ndaj Aston Villas në një sfidë me dy tablo.

Skuadra e Solskjaer e ngushtoi në 10 pikë diferencën me City-n kryesues 3 javë para fundit, por United ka për të rikuperuar edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Liverpool dhe për këtë arsye skuadra e Pep Guardiolës nuk mund të festojë ende.

Bertrand Traore  i dha avantazhin Aston Villas pas 24 minutash lojë duke krijuar përshtypjen se United do ta kishte mendjen te sfida e së martës ndaj Liverpool, por nuk ishte kështu pasi në harkun e 4 minutave në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Solskjaer realizoi dy herë fillimisht me Bruno Fernandes me penallti në minutën e 52-të dhe më pas me Greenwood kaloi në epërsi Manchester United.

Për të vulosur dhe për të blinduar vendin e dytë të United në kampionat mendoi Edinson Cavani i cili konfirmoi momentin e mirë që po kalon duke shënuar golin e 1-3 dhe të 8-in për të në 7 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa League.

Mori një fitore të rëndësishme në garën për një vend në kompeticionet europiane edhe Evertoni i Ancelottit që triumfoi 0-1 në sfidën direkte ndaj West Ham brenda në Londër. Fatet e takimit i vendosi një gol i Clavert-Lewin në minutën e 24-t. Everton që ka edhe një ndeshje më pak me këtë sukses u ngjit në vendin e 8-të në kuotën e 55 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco