VIDEO/ Rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, shihni festën e ‘çmendur’ të lojtarëve dhe tifozëve të Dinamos

VIDEO/ Rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, shihni festën e ‘çmendur’ të lojtarëve dhe tifozëve të Dinamos

20:06, 09/05/2021

Dinamo arriti të siguronte matematikisht rikthimin në Kategorinë Superiore, pas plot 9 vitesh mungese.

“Nëndetësja”, triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e parafundit të kampionatit ndaj Vorës, duke vulosur zyrtarisht këtë sezon të suksesshëm që u kurorëzua me rikthimin në elitë.

Blutë në këtë sezon, kanë pasur edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë, kanë bërë të pamundurën, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, nga tarracat e banesave përreth stadiumit.

Edhe ditën e sotme, në përfundimin e sfidës ndaj Vorës, nuk mungoi festa e futbollistëve të Dinamos, me tifozët në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco