Fitoi titullin kampion në Hungari, Myrto Uzuni kandidat për t’u shpallur ‘Lojtari më i mirë i kampionatit’

Fitoi titullin kampion në Hungari, Myrto Uzuni kandidat për t’u shpallur ‘Lojtari më i mirë i kampionatit’

19:53, 09/05/2021

Myrto Uzuni është padyshim një ndër futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit, jo më kot 25-vjeçari është nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”, në Hungari, së bashku me Riç Daniel dhe Janos Hahnn. 

Talenti beratas zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari, duke u shndërruar në një lider tek ekipi i tij.

Falë edhe kontributit të Uzunit, Ferencvaroshi arriti të fitonte me një diferencë të konsiderueshme pikësh kampionatin, si dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kampionëve.

Gjasat janë të shumta që Uzuni të fitojë çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”.

Në 33 ndeshjet e zhvilluara në kampionat, talenti shqiptar arriti të realizonte 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco