Gjimshiti: Na presin katër ndeshje të vështira, sot duam tri pikët

Gjimshiti: Na presin katër ndeshje të vështira, sot duam tri pikët

15:26, 09/05/2021

Atalanta është në garë të plotë këtë sezon për të siguruar për të tretin sezon radhazi një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Bergamaskët luajnë në transfertë sot kundër Parmës, ndërsa para kësaj ndeshje ka folur mbrojtësi Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i kombëtares theksoi se ekipin e presin katër ndeshje të vështira, por shtoi se do të japim maksimumin për të arritur objektivin.

“Na presin katër ndeshje të vështira, edhe sot ne luajmë kundër një kundërshtari që ka lojtarë me eksperiencë dhe me kualitet. Do të provojmë të japim gjithçka dhe të kthehemi në Bergamo me tre pikët e plota”, u shpreh Gjimshiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco