Turneu “Vlatko Markovi?” / Kombëtarja U-16 mund Maqedoninë e Veriut në sfidën e fundit

Turneu “Vlatko Markovi?” / Kombëtarja U-16 mund Maqedoninë e Veriut në sfidën e fundit

13:45, 09/05/2021

Kombëtarja shqiptare U-16 ka zhvilluar sot ndeshjen përmbyllëse në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markovi?” në Kroaci. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova luajtën ndaj Maqedonisë së Veriut në Zagreb në sfidën simbolike të vlefshme për vendin e 7-të të turneut. 16-vjeçarët shqiptarë arritën të triumfojnë pas gjuajtjeve nga penalltitë me rezultatin 4-3, ndërsa koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-16 në këtë takim ishte ky: Koçi, Selmani, Çela, Damini, Belloj, O’Boyle, Jaku, Kurti, Isufi, Bode, Laze.

Përfaqësuesja shqiptare bëri një paraqitje të mirë ndonëse nuk mundi dot të gjente rrugën e rrjetës përgjatë 90 minutave. Kuqezinjtë patën disa raste të pastra dhe madje edhe dy momente të diskutueshme që mund të ishin dhënë penallti në favorin tonë. Gjatë ndeshjes trajneri Kërçova hodhi në fushën e lojës futbollistë si Metaj, Koleci, Iftica, Ferraj dhe Meçe, ndërkohë që në minutën e 74-t skuadra jonë mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Belloj (dy kartonë të verdhë).

Sidoqoftë, me përfundimin e kohës së rregullt skuadrat iu drejtuan penalltive ku u treguan më të saktë kuqezinjtë. Kurti, Koleci, Çela dhe Iftica u treguan të saktë nga pika e bardhë, ndërsa portieri Koçi priti dy penallti të maqedonasve, duke fiksuar shifrat në 4-3.

Shqipëria U-16 zhvilloi tre ndeshje në fazën e grupeve të turneut kroat, duke barazuar 2-2 me Lituaninë dhe duke humbur 1-0 nga Rusia dhe 2-1 nga Bosnje & Hercegovina. Ndeshja me maqedonasit ishte edhe dueli përmbyllës i këtij turneu, që u zhvillua në Zagreb.

Maqedonia e Veriut U-16 – Shqipëri U-16 0 – 0

(3-4 pas penalltive)

Shqipëria U-16: Koçi, Selmani (Ferraj 54’), Çela, Damini, Belloj, O’Boyle (Metaj 44’), Jaku (Meçe 54’), Kurti, Isufi, Bode (Iftica 64’), Laze (Koleci 44’) .

Trajner: Agron Kërçova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco