Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në Wembley?

Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në Wembley?

10:53, 09/05/2021

Misteri rreth vendit ku do të luhet finalja e edicionit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve mbetet i pazgjidhur. Teksa “Telegraf” zbuloi të premten supersfida se midis Chelsea dhe Manchester City, e planifikuar për 29 maj në Stamboll (Turqi), mund të zhvendoset në Angli, e përditshmja angleze jep më shumë detaje këtë të Shtunë . Sipas informacioneve nga media britanike, UEFA po mendon seriozisht të zhvendosë finalen e Ligës së Kampioneve në “Wembley”. Shanset për të parë këtë ndeshje midis dy liderëve të Premier League të zhvillohen në Londër janë 50/50.

 

“Telegraph” shton se organi qeverisës i futbollit europian pritet të vendosë 72 orëve të ardhshme nëse do të zhvendos finalen në Wembley apo do luhet në Stamboll, siç ishte planifikuar. Nëse asgjë nuk ndryshon, 12,000 tifozë të Chelsea dhe Manchester City nuk do të udhëtonin për në Stamboll, për shkak të shtimit të Turqisë në Listën e Kuqe të Mbretërisë së Bashkuar nga 17 maj si pjesë e situatës shëndetësore të lidhur me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco