Humbi penalltinë ndaj Chelsea-t, Aguero kërkon falje: Marr përgjegjësinë e plotë

Humbi penalltinë ndaj Chelsea-t, Aguero kërkon falje: Marr përgjegjësinë e plotë

09:49, 09/05/2021

Sergio Aguero, përmes rrjetit social twitter, kërkoi falje për humbjen e penalltisë në ndeshjen e Manchester City kundër Chelsea në Premier League.

Chelsea shtyu festën e  titullit për “Qytetarët”, duke i dërguar një mesazh për qartë para finalise së  Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi kishte mundësinë t’a çonte rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së tij në fund të pjesës së parë, por dështoi të shënonte nga pika e bardhë në stilin 'panenka', pasi portieri Mendy ia priti topin.

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të përmbyste rezultatin në 2-1, duke fituar sfidën. Pas përfundmit të sfidës, Aguero  dëshironte t’i kërkonte falje shokëve të ekipit, stafit  dhe tifozëve për penalltinë e humbur

Aguero shkruajti:  "Dua t’i kërkoj falje shokëve të mi të ekipit, stafit dhe tifozëve për penalltinë humbur. Ishte një vendim i keq dhe unë marr përgjegjësinë e plotë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco