Polemikat në Tirana - Kastrioti, flet Vangjeli: Nuk ishte për Fair Play, ata tentonin të vononin lojën

Polemikat në Tirana - Kastrioti, flet Vangjeli: Nuk ishte për Fair Play, ata tentonin të vononin lojën

09:18, 09/05/2021

Kristi Vangjeli mendon se polemikat që lindën por golin e Hoxhallarit ndaj Kastriotit janë të pabazuara. Ai hodhi poshtë pretendimet e krutanëve se nuk ishte respektuar Fair Play, teksa insistoi se ishin thjesht skena që krijoheshin për të vonuar lojën. Në intervistën e tij për “SuperSport”, ai theksoi se Tirana kishte besim se mund të arrinte Europën, por bëri të qartë se shihte si objektiv maksimal vendin e tretë në renditje.

“Ishte një lojtar i Kastriotit që mundohet të kapë topin e bie poshtë. Por të them të drejtën nuk është se ishte ndonjë aksion për të bërë Fair Play se kemi bërë gjatë gjithë lojës. Ata gjatë gjithë lojës kanë tentuar të bien e të vonojnë lojën e arsyet i dimë se i duheshin pikët. Nuk besoj se është një aksion që pretendohet për Fair Play. Aksioni  vazhdohej, pastaj lojtarët ishin në zonë.

Ndeshje e dobët? Mos harroni se ne kemi pasur përballë një ekip, gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në 16-she. Edhe me Skënderbeun e Bylisin, nuk është vetëm ndeshja e sotme. Ne kemi pasur probleme gjithmmonë me këto ekipe dhe kemi lënë pikë gjatë gjithë kampionatit. Ekipet na rrinë në zonë dhe nuk i çajmë dot.

Grupi i lojtarvëe ka shumë besim, ashtu si trajneri, apo presidenti. E kemi parë me rivalët direkte, sidomos në ndeshjet e fundit. Besoj se është në këmbët tona më shumë. Do ia bëjmë hyzmetin, të marrim pikët maksimale të këtyre katër javëve të fundit, duke parë edhe rezultatet e ekipeve të tjera që përballen me njëri-tjetrin,  shpresojmë që të nxjerrin një apo dy ekipe pas nesh, që të kapim maksimumin vendin e tretë”, tha Vangjeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco