'Kemi lënë 2 pikë'/ Ilir Daja i zhgënjyer: Si mund të marrësh një gol të tillë? Ishte faji jonë

'Kemi lënë 2 pikë'/ Ilir Daja i zhgënjyer: Si mund të marrësh një gol të tillë? Ishte faji jonë

21:47, 08/05/2021

Partizani nuk shoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut, në takimin e vlefshëm për Superioren. Pas ndeshjes, tekniku i të kuqve, Ilir Daja, ka folur për mediet. Ai nuk e fsheh dot zhgënjimin për këtë 90 minutësh, ku shprehet se ekipi bëri gjithçka për të marrë në fund 3 pikët.

“Rastet që u krijuan në pjesën e parë ishin të shumta. Shkaktuam një faull të panevojshëm dhe normal që më vjen keq. Lojtarët duhet të ishin më të qetë në pjesën e dytë. Tentuam t’i linim gjithë sulmuesit në lojë. Ky është futbolli. Mund të  goditesh në fund. Të marrësh një gol në atë mënyrë dhe të kesh një rival që mbrohet është e vështirë. Mendoj se në fund fare ishte një 2 pikësh i humbur më shumë për fajet tona.

Nuk ishte asnjë lloj ruajtje për derbin. Nuk mund të marrësh karton, pasi luajmë gjithë kohës në sulm. Nuk ishte se ekipi kalonte nga sulmi në mbrojtje. Nuk mendoj se lojtarët e kishin mendjen te derbi, pasi çdo takim vlen 3 pikë. Kjo është arsyeja pse nuk morëm kartona. Ekipi humbi qetësinë. Aty u bënë gabime më mbrapa, pasi dhe lojtarët janë njerëz. U duk sikur ekipi kaloi në nervozizëm, por nuk është e vërtetë. Neve në ndërrimin e fundit, hoqëm një mbrojtës. Donim sa më shumë sulmues në zonën e golit. Nuk mund të aktivizonim më pas lojtarë të tjerë, për të rregulluar manovrën. Çinari në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, ka kaluar në majë të sulmit. Kishim ardhur për të marrë 3 pikët dhe rriskuam gjithçka” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco