Barcelona nuk shfrytëzon rastin ‘artë’, barazon pa gola ndaj Atleticos

Barcelona nuk shfrytëzon rastin ‘artë’, barazon pa gola ndaj Atleticos

19:31, 08/05/2021

Barcelona dhe Atletico Madrid janë ndalur në barazim pa gola në sfidën javës së 35-të të La Ligas.

Në pjesën e parë, skuadrat patën kujdes nga njëra-tjetra megjithatë rastet nuk munguan. Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Suarez pati një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të godasë.

Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi të kërkonte golin, në fakt Barcelona arriti të shënojë gol në pjesën e dytë, por që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Me këtë barazim do të fitojë vetëm Real Madridi pasi mund të barazohet me pikë me Atletico Madridin.

Atletico Madrid kryeson me 77 pikë, ndërsa Barcelona renditet e dyta e dytë me 75 pikë. Reali ka 74 pikë në vendin e tretë me një ndeshje më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco