Borussia Dortmund: Çmimi që do të duhet paguar për të rekrutuar Erling Haaland

Borussia Dortmund: Çmimi që do të duhet paguar për të rekrutuar Erling Haaland

15:55, 08/05/2021

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland  do të jenë dy emrat më të përmendur në merkaton e verës. Të dy janë shumë të lakmuar nga klubet europiane, për shkak të situatës së tyre interesante kontraktuale, të paktën nga këndvështrimi i klubeve të interesuara. Kontrata e francezit në Paris skadon në qershor 2022, ndërsa sulmuesi norvegjez do të ketë një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro nga viti 2022, një shumë,  poshtë vlerës reale.

Në Madridit do jenë shumë të vëmendshëm ndaj situatës së dy sulmuesve, pasi Florentino Perez ëndërron t’i ketë në skuadër një të ardhme shumë të afërt. Drejtuesit e Dortmund nuk kanë ndërmend ta lëshojë lehtë xhevahirin e tyre. Megjithatë, sipas të përditshmes “Marca” , duhet një ofertë  e majme për të bindur drejtuesit e klubit Ruhr këtë verë.

Borussia Dortmund vendosi çmim parandalues

Media spanjolle shpjegon se është e nevojshme të ofroheshin 180 milionë euro, në minimum, për ekipin e Bundesligës që të pranonte të linte yllin norvegjez këtë verë. Një shumë që Merengues aktualisht nuk ka mundësi ta paguajnë. Sidomos, pasi është e nevojshme të shtoheshin të paktën 20 milion euro në formën e komisioneve për Mino Raiola dhe babanë e lojtarit, duke e çuar totalin e operacionit në, minimum, 200 milionë euro.

Një shumë shumë e lartë duke pasur parasysh kontekstin financiar aktual midis klubeve të mëdha evropian. Madrilenët, por edhe Barcelona rrezikojnë ta shtyjnë transferimin e mundshëm të norvegjezit në verën e vitit 2022. Por ne e dimë që kur flasim për merkaton, gjithçka mund të ndryshojë brenda natës ...

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco