Media spanjolle lëshon ‘bombën’/ UEFA ka vendosur: Real Madrid, Barcelona dhe Juventus përjashtohen nga Kupat e Europës

Media spanjolle lëshon ‘bombën’/ UEFA ka vendosur: Real Madrid, Barcelona dhe Juventus përjashtohen nga Kupat e Europës

13:19, 08/05/2021

UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën nga Kupat e Europës, për dy vite.

Kjo është ajo që bën të ditur media spanjolle “Cadena Cope”, e cila raporton se Presidenti Ceferin e ka marrë vendimin mbi tri klubet “rebele”. Sanksioni për tre klubet ende të përfshira në idenë e krijimit të Super Ligës së famshme do të shpallet së shpejti, ka shumë të ngjarë pas finales së Ligës së Kampioneve.

Vendimi pritet të merret pas "kokëfortësisë" së tre klubeve "rebele" për të mos u tërhequr nga ideja e krijimit të Super Ligës Europianë. Fillimisht ishin 12 klube që krijuan kompeticionin, por 9 prej tyre ( (6 klube angleze, 2 milaneze dhe Atletico Madrid) vendosën të tërhiqeshin. Dje, UEFA publikoi sanskionet kundër tyre, të cilat ishin të vogla: 5% e të ardhurave të tyre nga kompeticionet evropiane janë hequr. Gjithashtu, 9 klubet morën një gjobë prej 15 milion € që do të ndahet në mënyrë të barabartë, ose 1.6 milion € secila. Ata do ta paguajnë këtë në formën e donacioneve për shkollat ??e futbollit.

"Këto klube i njohën shpejt gabimet e tyre dhe morën masa për të demonstruar kontributin e tyre dhe angazhimin e ardhshëm në futbollin evropian. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet që mbeten të përfshira në të ashtuquajturën "Super Liga”, dhe UEFA do të merret me fatin e këtyre klubeve më pas" shpjegoi UEFA deklartën e saj mbrëmjen e djeshme. 

Ndërsa për tre klubet (Real Madrid, Barcelona dhe Juventus) vendimet nuk janë publikuar ende, por sipas asaj që raporon  "Cadena Cope" pritet të jetë më i rëndi që është marrë ndonjëherë: përjshtimi për 2 vite nga Kupat e Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco